MISIONI, VIZIONI DHE OBJEKTIVAT E SRL

Spitali Rajonal Lezhë ka për mision të përmirësojë shëndetin e komunitetit duke ofruar një standart të ri në kujdesin shëndetësor, kujdesin klinik dhe ngritjen profesionale të mjekëve specialistë duke siguruar një qendër mjekësore për parandalimin, diagnostikimin dhe trajtimin e sëmundjeve.

Rrikthimi i besimit të qytetarëve për shërbimin shëndetësor, transformimi i kujdesit shëndetësor dhe krijimi i shpresës për komunitetin nëpërmjet rritjes së cilësisë dhe gamës së shërbimeve është vizioni ynë. Sfida jonë është mbrojtja e merituar përmes një sistemi shëndetësor me mbulim universal dhe t’u krijojmë profesionistëve kushtet e nevojshme për të shërbyer me cilësi.

Kjo përmes:
  • Cilësisë në kujdesin mjekësor të specializuar të mbështetur në edukimin gjithëpërfshirës
  • Zhvillimi, vlerësimi dhe përdorimi i teknikave të reja
  • Tërheqja e stafit me vlerat më të mira mjkësore dhe shkencore
  • Sigurimi i dhënies efikase të kujdesit shëndetësor

Objektivat tona
  • Kujdesi shëndetësor cilësor me akses të plotë.
  • Përmirësimi i infrastrukturës spitalore dhe kushteve të punës
  • Zbatimin dhe vlerësimin e protokolleve të mjekimit.
  • Zbatimi i kodit te etikës dhe deontologjisë
  • Ngritja e vazhdueshme profesionale e personelit mjekësor.
  • Zgjerimi dhe rritja e gamës së shërbimeve në spital
  • Përcaktimi i standarteve profesionale për të gjithë personelin.
  • Edukimi i pacientit.