SHËRBIMI I LABORATORIT KLINIK BIO-KIMIK

Ka funksionuar me një personel prej 7 (shtatë ) laborante dhe 1 (një) mjeke, Dr. TEUTA DUSHKAJ e cila është përgjegjëse e shërbimit të Laboratorit Klinik–Biokimik në Spitalin Rajonal Lezhë.
Duke qënë i vetmi laborator si për analizat e shërbimit te urgjences, spitalor dhe ato ambulatore, ngarkesa e këtij stafi ka qënë mjaft e madhe. Kjo ngarkesë është përballuar me një volum punë mjaft të madh në harkun e 24 orëve.
Kohet e fundit po praktikohet planifikimi I analizave, per te lehtesuar punen e personelit dhe
perballjen e tyre me rrallen e pacjenteve.


Më poshtë gjeni jetëshikrimin profesional të Shefit të Shërbimit të Laboratorit Klinik Bio-Kimik

Dr. TEUTA DUSHKAJ ka mbaruar Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Tiranës në vitin 1988-1993 dhe është specjalizuar në fushën Laborator Klinik-Biokimik në vitin 1997-1999.
Eksperienca profesionale:
Mjeke stazhiere në Spitalin Rajonal Lezhë (1993-1994)
Mjeke e përgjithshme, Përgjëgjese në QSH Blinisht-Lezhë (1994-1995)
Mjeke Familje D.R.S.SH-Lezhë (1995-1997)
Mjeke Laborator Klinik-Biokimik, Shefe e shërbimit të Laboratorit Klinik–Biokimik ne SRL (2000- dhe në vazhdim)
 
                       Trajnimet:
• Konferenca e IX Kombëtare E Dhimbjes,Tiranë –Albania; U.Zoja e Këshillit të Mirë,2013
• Kurs trajnimi (niveli pasuniversitar) “Bazat E Menaxhimit Shendetesor “;
  Tiranë–Albania; ISSAT, 2013  
• Konferenca e II Kombëtare e Shkencave Mjekësore; Tirane–Albania; UT, 2015
• 24th Balkan Clinical Laboratory Federation Meeting; Tirane –Albania, 2016
• Annual European Congress of Rheumatology; London–UK, 2016
• 22nd European congress of Clinical Chemistry and Laboratory Medicine ;Athens-GR
• Kurs Trajnimi ”Praktika Laboratorike me Sistemet Bashkëkohore“ Tiranë–Albania;
  Working Together Consulting dhe QKEV