SHPALLJE VENDI TE LIRE PUNE :SEKRETARI PROTOKOLL

24 qershor 2020
Drejtoria e Spitalit Rajonal Lezhë në zbatim të Udhëzimit nr.673 datë 02.10.2019 “Për proçedurat e punësimit të punonjësve të administrates në OSHKSH, spitalet rajonale/ bashkiake dhe NJVKSH” ,kreu I,pika 9, me miratim OSHKSHShkodër, shpall një vakancë provizore si më poshtë:
 
Pozicioni : Sekretari,protokoll  - Drejtoria e SRLezhë

Sqarojmë që pozicioni është  vakancë provizore ( jo emërim definitiv) dhe punësimi në këtë pozicion do të jetë për një periudhë kohe të caktuar.
 
KËRKESA TË VEÇANTA PËR KANDIDATËT
 
Kërkesat minimale: duhet të këtë arsimin e mesem
Arsimi i lartë jep përparësi.
Të ketë aftësi të mira komunikuese.
Të ketë aftësi te mira për punën në grup.
Te kete njohurite bazë të kompjuterit.
Preferohet të ketë eksperiencë pune
Preferohet te  njohë gjuhë  të huaja
 
Paraqitja e dokumentave: Kandidati/ja duhet të paraqesë në Sekretarinë e Drejtorisë Spitalit Lezhë nga data 24.06.2020 deri me datë 01.06.2020këto dokumenta:
Kerkesë për aplikim
Curriculum Vitae
Vërtetime vendqëndrimi
Fotokopje të noterizuar të dokumentit të arsimit si  dhe listes së notave.
Fotokopje të noterizuara të dëshmise të njohurive baze te kompjuterit.
Fotokopje të noterizuara të dëshmive të ndryshme kualifikimi (n.q.s ka)
Kopie e kartës së Identitetit
Referencë pune (n.q.s ka qënë i punësuar) nga punëdhënësi i mëparshëm.
Dëshmi penaliteti.
Libreze shëndetësore
Raport mjeksore per aftesi per pune.
Mosparaqitja e plotë e dokumentacionit të kërkuar sjell s’kualifikim të kandidatit.
Të gjithë dokumentat duhet të jenë  kopje të noterizuara dhe të kenë afat jo më shumë se tre muaj nga data e lëshimit deri në datën e pranimit.
Dokumentet të dorëzohen  pranë sekretarisë së Spitalit.