SHËRBIMI I URGJENCËS

Rëndësia e një shërbimi urgjence të zhvilluar vlerësohet si një nga faktorët kyç të suksesit për të shëndërruar dhe për të përmirësuar kurimin e sëmundjeve akute në mënyrë që popullata të këtë shërbim cilësor.
Shërbimi i Urgjencës pranë Spitalit Rajonal Lezhë funksionon me një organikë që konsiston nga një mjek urgjence,
4 mjek ndihmës që ofrojnë shërbim 24 orë, 17 infermiere, 4 sanitare.
Në dispozicion të këtij shërbimi janë edhe 5 ambulanca që sigurojnë transportin e pacientëve në përgjigje të emergjencave të cilat gjithmonë janë në gatishmëri totale për të plotësuar nevojat e këtij shërbimi.
Ky shërbim ka në dispozicion të pacientëve dy dhoma me nga katër shtretër , një dhomë shoku me një krevat dhe një dhomë traumatologjie . Ky shërbim është në dispozicion të cdo të sëmuri që paraqitet me diagnozë urgjence siç përcaktohet në Udhëzimet e Ministrisë së Shëndetësisë.
Çdo i sëmurë që paraqitet pranë këtij shërbimi duhet të pajiset më kartelën e shërbimit 24h, dhe ështe mire të paraqesë dokumentin e identifikimit të pacientit dhe Librezën e sigurimeve shëndetësore të pacientit .
Përgjegjëse e shërbimit të urgjencës është Dr. ERMIRA DAMZI, për të cilën do paraqesim më poshtë jetëshkrimin profesional. Vlen të përmendet disponueshmëria dhe gatishmëria e stafit të këtij shërbimi duke qënë se përballen me një shumëllojshmëri emergjencash jo vetëm në numër por edhe mjaft komplekse. Infrastruktura e këtij shërbimi është e kënaqshme ku gjatë viteve të fundit në sajë të bashkëpunimit me Ministrinë e Shëndetësisë dhe me fonde të qeverisë Shqiptare shërbimi i urgjencës është përmirësuar duke vënë në dispozicion 2 autoambulanca të reja, CT, Rontegen,dhe Recepsionin, të cilat ndikojnë dukshëm jo vetëm në diagnostifikimin e urgjencave por gjithashtu edhe në përmirësimin e shërbimeve të tjera.
Planet për të ardhmen përsa i përket këtij shërbimi synojnë në përmirësimin e mëtejshëm të infrastrukturës , shtimin e organikës me mjek specialistë, dhe trajnimin mjekësor të vazhdueshëm për stafin me qëllim përmirësimin në vazhdimësi të këtij shërbimi jetik për popullatën.
Rrjedhojë e këtij impenjimi, stafi I shërbimit të urgjencës ka mundësuar të presë, t’i shërbejë në dhënjen e ndihmës së parë, mbi 40 mijë rasteve në vit.
Ndërkohë duhet theksuar fakti se nga bashkëpunimi me sfatin e mjekëve specialist është mundësuar ulja e rasteve të dërguara në QSUT ose spitalin e Traumës, Dhe ulja e numrit të vdekjeve.

Më poshtë gjeni jetëshikrimin profesional të Shefes së Shërbimit të Urgjencës

Dr. ERMIRA DAMZI është arsimuar në Fakultetin e Mjekësisë, Universiteti i Tiranës (2005 – 2011), ka arritur titullin e kualifikimit Master i Shkencave Mjekësore. Dr. Ermira Damzi ka një experiencë profesionale si Mjeke familje ne Qendrën Shëndetësore Troshan,Komuna Blinisht (Dhjetor 2011 – Korrik 2015) dhe Mjeke roje në Urgjencën e Spitalit Rajonal Lezhë (Korrik 2012 e në vazhdim).
 
                Trajnimet që ka kryer:
• "Patologjitë më të Shpeshta në Shërbimin Ambulator dhe Risitë në Mjekim" – 2011
• "Fitoterapia, Përdorimet, Përkujdesjet dhe Profilaksia e Sëmundjeve" - 2011
• "Fitoterapia II" – 2012
• "Principet Bazë të Një Ushqyerje të Mirë" – 2013
• "Fibrilacioni Atrial dhe të Rejat e Antikoagulimit" - 2013
• "Mjekësia Interne" - 2013
• "Gastroenteritet në Moshën Pediatrike dhe Alternativat e Trajtimit" - 2013
• "Kursi i Edukimit për Hipertensionin dhe Riskun Kardiovaskular" Moduli i IV – 2013
• ToT "Ushqyerja, Ushqyerja e Nënës dhe Fëmijës" - 2013
• "ToT/ Facilitators for the training courses of Primary Health Care Providers in the
  Child Grouth Assessment"–2013
• "Përmirësimi i Cilësisë dhe Aksesit në Shërbim të Shëndetit Seksual e Riprodhues në
  Komunitet"– 2013
• "Kujdesi Paliativ për Profesionistët e Shëndetit në Kujdesin Parësor në Rajonin Lezhë
  dhe Kukës"- 2014
• "Përmirësimi i Cilësisë dhe Aksesit në Shërbime të Shëndetit Seksual e Riprodhues në
  Komunitet"– 2014
• Trajnimi i Personelit Mjekësor (Mjek i Pergjithshem + Mjek Familjeje) Lidhur me
  problemet e parandalimit dhe zbulimit të hershëm dhe trajtimit të personave me
  diabet"–2014
• "Patologjitë Infektive Respiratore, ORL, Gastrointestinale në Shërbimin Parësor"- 2015
• "Trajnim për Personelin e KSHP lidhur me paketën për kontrollin mjekësor bazë të
  popullatës 40-65" – 2015
• "Ballkan Emergency Health training project (BASEP) Coordinated by Izmir Health
  Directory on Behalf of Minister of Health in International Emergency and Disaster
  Medicine Training and Simulation Center (URLASIM)".DT.3/11/2014-14/11/2014
• Konferenca 23° Kirurgjikale Shqiptare – 2015
• Konferenca XI Kombëtare e Radiologjisë – 2015
• Konferenca II Kombetare USHM. Sfida vazhdon. Protokollet e trajtimit-mjet për
  standartizimin e kujdesit mjekësor të urgjences – 2016
• Konferenca II e Mjekësisë së Urgjencës – 03/2016
• Has succeessfully completed the training course of Basic Life Support 
  Defibrillation(BLS-D)- 05/2017
• Kongresi Mjekësor I Fitness dhe Nutricionitc – 05/2017
• Konferenca e 24° Kirurgjikale Shqiptare
• Trajnimi i Personelit Mjekesor(Mjek i pergjithsesh + Mjek Familjeje) lidhur me
  problemet e parandalimit, zbulimit të hershëm, trajtimit dhe ndjekjes se personave me
  diabet Mellitus – 06/2017
• "Shëndeti Mendor ne Specialetetet Mjekësore dhe Shoqëri" – 10/2017
• "1-st Annual Albanian Conference of Trauma and Emergency Surgery" – 11/2017