SHERBIMI OBSTETRI - GJINEKOLOGJI

Shërbimi Obstetri – Gjinekologji është realizuar në godinën e tij në qytet, i shkëputur nga qendra e spitalit. Stafi i këtij shërbimi përbëhet nga 6 (gjashtë) mjek dhe 43 infermiere. Shërbimi Obstetrik -Gjinekologjik ka në dispozicion 50 shtretër .
Është për tu vlerësuar puna mjaft e mirë e këtij stafi jo vetëm se përballon shërbimin e pacientëve të Bashkisë Lezhë, por në nivel qarku dhe rrethin e Matit.
Ky shërbim mbulon një aktivitet voluminoz në disa drejtime kryesore:
-Ndjekja shëndetit të gruas shtatëzanë dhe fëmijës të porsalindur,
-Pret një numer lindjesh që varjon nga 1350 deri në 1400 lindje në vit.
-Diagnostikimi dhe ndjekja e problemeve gjinekologjike.
Tregues që flasin për një cilësi të këtij shërbimi janë ata që lidhen me vdekjen amëtare e cila per Lezhën vazhdon të jetë 0 për vite me radhë. Edhe përsa i përket treguesve të vdekjeve foshnjore në rajon është shumë i ulët, dhe përqindja 00,2 ka të bëjë me anomali të lindura.