HISTORIA E SPITALIT NDËR VITE

Disa të dhëna mbi historikun e Spitalit 

Në vitin 1918 : Është dhënë mjekimi i parë nga Lush Jubani – farmacist

Në vitin 1922 : Është vëndosur në shërbim mjeku i parë  Anton Ashta

Në vitin 1934 : Dr. Çaushi   

Në vitin 1935: Dr.Mihali

 

Institucionet mjeksore deri në vitin 1945: 

1927 – ambulanca e I-rë në qytetin Lezhë

1938-farmacia e I-rë

1938 – klinika e I-rë dentare

 

Në vitin 1945 : hapet Spitali Rural “ Hydajet Lezha”

Mjek I përgjithshëm  Natan Shotër 

Në vitin 1948 – Dr.Mihal  Kazika

Në vitin 1949 – Dr.Agustin Sheldia

 

Hapja e Spitalit – shënon edhe fillimin e shërbimit   shëndetesor me shtretër në rang rrethi.

Spitali ishte i vendosur në një godinë në kishën e asaj kohe e vendosur në katin e I-rë dhe II-të me pamje nga lindja e kësaj ndërtese.

Kjo godinë ndodhej në një kodër të vogël buzë lumit Drin , ku ndodhet edhe sot.

Spitali I asaj kohe kishte 10 shtretër me tre reparte që konkretish ishin:

-Reparti I Pathologjisë

-Reparti I Pediatrisë

-Reparti I Maternitetit

Mamia e I-rë  “ Fatime Myshketa e cila priti lindjen e parë tek Materniteti Lezhë në muajin Korrik të vitit 1948.

 Në vitet që pasuan mamitë që shërbyen ishin Zyhra Gjebrea e më pas Syri Lohja.

Viti 1968 shënon një hap tjetër në historikun e shërbimit shëndetësor me shtretër ,në rrethin tonë.

Ndërtimi i godinës  III-katëshe  e projektuar për spital në të cilën filloi funksionimin  në Prill 1968.

Spitali i ri kishte ambjente    të mjaftueshme dhe anekset e nevojshme .

Spitali kishte repartet e pathologjisë, e Pediatrisë dhe të Maternitetit. Po në këtë vit filloi të funksiononte edhe reparti Iikirurgjisë ,po ashtu edhe shërbimi i Radiologjise , Pneumo-ftiziatrisë dhe Laboratorit.

Krahas  rritjes së specialiteteve  dhe të shtretërve u rrit  edhe numri i mjekëve dhe infermierëve që shërbenin në ketë spital.

Konkretisht  nr. mjekëve arriti deri në 12,  numri i krevatëve 107

Mjekët e parë në spitalin Lezhë ishin:

  • Ali Bushati
  • Pandora Sula
  • Skënder Mekbuli
  • Shyqyri Haxhia
  • Kadire Uka
  • Veli Velia
  • Apollon Gjebrea
  • Agron Belishova
  • Petraq Cama
  • Nexhat Kalaj
  • Llesh Mataj
  • Muhamet Syri
 

Repartet e spitalit në vitin1973

Ne Shërbimin e Kirurgjisë punonte :

Një mjek:  Dr.Shyqyri Haxhia
 
Në shërbimin e Pathologjisë punuan mjekët:
  • Agron  Belishova
  • Kadire Uka
  • Petraq Cama
  • Skënder Mekbuli
  • Apollon Gjebrea

Në shërbimin e Pediatrisë punonin mjekët :

  • Llesh Mataj
  • Pandora Sula
  • Ali Bushati

Në shërbimin Radiologjisë

  • Veli Velia

Në shërbimin e Pneumoftiziatrisë

  • Muhamet Syri 

Në vitin 1973  filloi të funksiononte edhe Shërbimi i obsetrikë-gjinekologjisë nën kujdesin e mjekut obstetër-gjinekolog

  •  Zef Zefaj.