SHËRBIMI I PEDIATRISË

Shërbimi i Pediatrisë realizohet me një personel prej 3 (tre) mjekë dhe 21 infermiere. Përgjegjës i Shërbimit të Pediatrisë është Dr. MARK MARKU.
Me një kapacitet prej 33 shtretër, ku krahas repartit kryesor të pediatrisë funksionojnë edhe disa nënreparte si:
-Reparti i Pediatrisë së Përgjithshme
-Reparti i Terapisë Intensive të Perdiatrisë,
-Reparti i Pediatrisë Infektive
-Reparti i Urgjencës Pediatrike (tashmë në ambjentet e reja).
Në këtë shërbim janë arritur disa tregues mjaft premtues. Performanca e mjekëve është harmonizuar me punën dhe kujdesin ndaj fëmijëve pacient që nga urgjenca pediatrike dhe në gjithë n/repartet e këtij shërbimi, të cilet kanë vepuar në harmoni të plotë në shërbim të fëmijëve. E rëndësishme është të theksohet se vdekshmëria foshnjore në këtë shërbim ka qënë në nivele shumë të ulëta, dhe vitet e fundit zero.
Përballimi i një shërbimi të urgjencës pediatrike, me afërsisht 12 mijë pacientë ne vit ka qënë një volum punë dhe përballje mjaft serioze e këtij stafi. Ky seriozit dhe kjo përgjegjshmëri është vërejtur gjatë gjithë vitit.
Krahas punës kuruese, një aspekt pune i këtij personeli ka qenë edukimi i nënave të reja, për kujdesin që duhet të tregojnë ndaj mirërritjes së fëmijëve të tyre. Kjo edhe për faktin se rreth 20 % e nënave të paraqitura në këtë shërbim kanë qënë nëna të reja.
 
 

Më poshtë gjeni jetëshikrimin profesional të Shefit të Shërbimit të Pediatrisë

Dr. MARK MARKU është arsimuar në fushën Mjekësi e Përgjithshme në Fakultetin e Mjekësisë ,Universiteti i Tiranës, 1977-1983. Ka kryer dy specializime:
I) Specializim në Pediatri,1991-1993,
II) Specializim për Terapinë intensive në Pediatri (Reanimator Pediater) , 1993-1994
Fillimisht ka ushtruar profesionin e tij si Mjek i Pergjithshëm, Përgjegjës i QSH. Kallmet,1982-1994;
Shef i shërbimit të Pediatrisë në Spitalin Rajonal Lezhë 1994-2003;
Zv/Drejtor Teknik i Spitali Rajonal Lezhë ,2003-2006;
Dhe Shef i shërbimit të Pediatrisë, 2006- dhe në vazhdim.
 
                 Trajnimet:
• Kurse (3- 6 mujor) në Spitalin Universitar “ Sacro Cuore “ Rome si dhe Lousanne –Zvicer, 1995-1996
• Anëtar i Forumit të Mjekëve Pediater Italianë , “ Shoqata Pediatrike Italiane on-line, 2012-2017
• Konferenca e XIV e Shoqatës Pediatrike Shqiptare ;Tiranë-Albania, 2013
• Konferenca e XIV Vjetore e Shoqatës së Imazherisë Shqiptare ; Tiranë-Albania;European Society of Radiology, Albanian Imaging Association , 2015
• Përdorimi Racional i Antibiotikëve “ Tiranë-Albania; UMT, 2015
• Konferenca Kombëtare e Shkencave Mjekesore II, Tiranë-Albania,UT, 2015
• Konferenca e V Kombetare e Reumatologjisë ; Tiranë-Albania;UT dhe QSUT, 2015
• Konferenca Kombëtare e Shkencave Mjekësore IV /Sesioni i Mjekësise; Tiranë-Albania;UT dhe QKEV, 2017
• 7th Internacional Conference for Pain Treatment;Prizren-Kosove , 2017