KLINIKA ORTOPEDI-TRAUMATOLOGJI

 

Më poshtë gjeni jetëshikrimin profesional të Shefit të Klinikës Ortopedi-Traumatologji

Përgjegjëse e shërbimit të Ortopedisë është Dr. PASHK GJONI, i cili ka ndjekur studimet në Fakultetin e Mjekësisë së Përgjithshme pranë Universitetit të Tiranës(1984-1989), ku është specializuar për Ortopedi-Traumatologji(1994-1998). Ka kryer specializimin në Klinikën Santa Maria _Avezano në Rome –Itali, në Perfeksionimin e Protezimit Coxofemoral në Kirurgjinë e Gjurit dhe te Shpatullës(1991-2001).
 
 Eksperienca profesionale e tij konsiston në:
Mjek i Përgjithshëm pranë Qendrës Shëndetësore Kashnjet, 1989-1993
Përgjegjës Shëndeti pranë degës së Punëve të Brëndshme Lezhë, 1993-1998
Mjek Specialist Ortoped pranë Spitalit Lezhë, 1999-2005
Drejtor i Shërbimit Spitalor Rajonal Lezhë, 2005-2007
Mjek Specialist Ortoped pranë Spitalit Rajonal Lezhë, 2007-2008
Drejtor i Spitalit Rajonal Lezhë, 2008-2009
Drejtor i Drejtorisë Rajonale Shëndetësore Lezhë, 2009-2011
Kryetar i Këshillit të Qarkut Lezhë, . 2011-2015
Mjek Specialist Ortoped, Shef i Klinikes Ortopedi-Traumatologji –Spitali Rajonal Lezhë, 2015-2017
 
 Trajnimet:
Seminari i Përditësimit në Ortopedi dhe Traumatologji Pediatrike, Tiranë, 2000
“Le Osteotomie , I mercoledì della Dimco” Italy; DIMCO s.p.a, 2001
Ortopedia dhe Traumatologjia Bienale 2004" Antalia-Turqi, 2004
Konferenca "Infeksionet prostetike: qasje multidisiplinare për një sëmundje invalite”, Torino-Itali, Spitali Amedeo di Savoia dhe Spitali Maria Adelaide, 2009