REPARTI I TERAPISË INTENSIVE

Reparti i Terapisë Intensive Pediatrike ose ndryshe quhet Reanimacioni Pediatrik. Këtë repart e mbulon  shefi i shërbimit Dr. Mark Marku, duke qënë se është edhe pediatër-reanimator, së bashku me dy mjek të tjerë: Dr. Bardhok Gjoka dhe Dr. Kastriot Kolmarku. Gjithashtu  shërbejnë 4 infermiere te kualifikuara. Ky repart ka 4 shtretër,  është i pajisur me të gjitha kushtet dhe aparaturat e duhura. që janë:  monitor, aspirator, oksigjenim, kondicioner, aspirim qëndror, etj.
Në këtë repart trajtohen fëmijë që vinë në gjëndje të rëndë, siç janë kriza konvulsive fibrale dhe afibrale, Bronkopneumoni e rëndë, Astma bronkiale e formës së rëndë ,  Laringitet akute të formës së rëndë, Diaretë akute  me dehitratim të rëndë, G-Enteritet toksike, etj.
Në sajë të kujdesit më të madh të trajtimit nga familjarët dhe të punës cilësore të personelit mjekësor,  rastet e rënda janë ulur dhe vdekshmëria në spital vazhdon të jetë zero.