SHPALLJE VEND I LIRE PUNE :SHOFER AUTOAMBULANCE

Date 09 qershor 2020

Drejtoria e Spitalit Rajonal Lezhë në zbatim të Udhëzimit nr.673 datë 02.10.2019 “Për proçedurat e punësimit të punonjësve të administrates në OSHKSH, spitalet rajonale/ bashkiake dhe NJVKSH” ,kreu I,pika 9, me miratim OSHKSHShkodër, shpall një vend të lire pune si më poshtë:

Pozicioni : Shofer autoambulance  /Sektori Teknik

KËRKESA TË VEÇANTA PËR KANDIDATËT

Preferohet të ketë mbaruar  arsimin e mesëm.

Të ketë aftësi të mira komunikuese.

Të ketë aftësi te mira për punën në grup.

Preferohet të ketë eksperiencë pune.

Paraqitja e dokumentave:

Kandidati/ja duhet të paraqesë në Sekretarinë e Drejtorisë Spitalit Lezhë nga data 09.06.2020 deri me datë 16.06.2020 këto dokumenta:

·        Kërkesë me shkrim

·        Përshkrim i edukimit dhe punësimit :Curriculum Vitae,  

·        Patentë e Klasit D (që lejon përdorimin e makinave të kategorisë së autambulancave).

·        Çertifikatë a aftësimit perofesional të drejtimit (CAP)

·        Kopie te kartës së Identitetit

·        Vertetim të vendbanimit

·        Fotokopje të noterizuar të dokumentit të arsimit përkatës me listë notash.  

·        Referencë pune (n.q.s ka qënë i punësuar) nga punëdhënësi i mëparshëm.

·        Dëshmi penaliteti.

·        Vertetim mjeko-ligjor  i aftësisë për punë.

·        Librezë shëndetësore

·        Mosparaqitja e plotë e dokumentacionit të kërkuar sjell s’kualifikim të kandidatit.

·        Të gjithë dokumentat duhet të jenë  kopje të noterizuara dhe të kenë afat jo më shumë se tre muaj nga data e lëshimit deri në datën e pranimit.

·        Dokumentet të dorëzohen  pranë sekretarisë së Spitalit.